Medi
LAJME

Sveçla: 41 vatra zjarri brenda 12 orëve, 5 ende aktive – kërkohet kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët

 

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në 12 orët e fundit vendi është përballur me 41 vatra zjarri, prej të cilave 5 mbesin ende aktive, shkruan Mitropol.

Active 1

Në një vizitë në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, së bashku me zëvendësministrin Blerim Gashani, ai u takua me drejtorin Genc Metaj dhe menaxhmentin, si dhe vizitoi Qendrën Operative të AME-së për të parë nga afër koordinimin e operacioneve në menaxhimin e situatës.

“Si Ministri e Punëve të Brendshme kemi mbështetur vazhdimisht forcimin e kapaciteteve të Agjencisë”, është shprehur tutje Sveçla.

Ai shprehu mirënjohje për zjarrfikësit që përkundër temperaturave ekstreme dhe përhapjes së shpejtë të zjarreve, po punojnë pa u ndalur për shuarjen e zjarreve.

“Zjarrvëniet e qëllimshme nuk duhet të mbesin pa u ndëshkuar”, është shprehur në fund Sveçla, duke ritheksuar thirrjen për kujdes dhe bashkëpunim.

Koha