Regjistrohet temperatura më e lartë ndonjëherë në Turqi- 55 gradë Celsius

Turqia po vazhdon të përballet me një valë të fortë të të nxehtit, duke çuar temperaturat mbi 50 gradë Celsius, shkruan Mitropol.
Një shifër marramendëse është regjistruar në Şanlıurfa, ku temperatuarat kanë arritur deri në 55 gradë Celcius.
Temperatura të tjera të larta u regjistruan 49.6 gradë Celsius në Kiziltepe, 49.4 në Cizre dhe 49.3 në Nusaybin.
Kjo valë e nxehtësisë që ka goditur keyesisht Mesdheun e Turqisë ka filluar që nga e hëna, dhe pritet të zgjasë për disa ditë.
Ministria e Mjedisit tha se 132 stacione meteorologjike në të gjithë Turqinë regjistruan temperatura rekord për korrikun.








