Berisha për rastin e Agon Zejnullahut: Liria për pesë policët është më e pakta që meritojnë

Avokati i njohur, Besnik Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për mbajtjen në paraburgim të pesë zyrtarëve policorë, të përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut, shkruan Mitropol.
Ai e ka cilësuar këtë situatë si një padrejtësi që po zëvendëson drejtësinë e mirëfilltë.
Ai thekson se rasti i Agon Zejnullahut, që ka prekur thellë opinionin publik, meriton një hetim të plotë dhe transparent, e jo masa simbolike që, sipas tij, kanë për qëllim vetëm qetësimin e përkohshëm të reagimeve publike.
” Sot janë pesë. Nesër mund të jetë cilido që vesh uniformën dhe mban përgjegjësi. Drejtësia nuk është privilegj, është themel i shoqërisë së lirë”, shkruan Berisha në Facebook.
Ai e përfundon thirrjen e tij me një mesazh të fortë duke i lutur institucionrt që të rishikojnë këtë vendim për pesë zyrtarët policorë.
“Liria për pesë policët është më e pakta që meritojnë. Veproni!” përfundon ai.








