Ujdia u arrit në fillim – Pse u “prishën”Kurti e Limaj?

Bilall Sherifi, Sekretar i Përgjithshëm i NISMA-s, ka folur lidhur me bisedimet mes kreut të partisë së tij, Fatmir Limaj, dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan Mitropol.
Ai ka thënë se në bisedimet me Albin Kurtin kanë arritur ujdi në fillim të negociatave.
Sherifi ka shtuar se problemet kanë lindur pas arritjes së ujdisë.
“Nga momenti kur u pa që nuk ka arritur të sigurojë 61 vota për qeveri, dhe meqë nuk ka arritur t’i sigurojë ato, le të themi se procesi është bllokuar në zgjedhjen e kryetarit. Pra, sepse ishte i vetëdijshëm që nëse e nxjerr Fatmir Limajn, ai do të merrte vota dhe do të fillonin të rridhnin afatet kushtetuese” shton tutje ai.








