Aurora Group
02KOSOVËLAJME

FSK në Veri – do kërkojnë trupin e mërgimtarit në Ujman

Forca e Sigurisë së Kosovës ndodhet në veriun e vendit, tek Liqeni i Ujmanit ku kanë ardhur për ta ndihmuar misionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen e trupit të mërgimtarit Rrahim Latifi i cili nuk arriti të dalë nga Ujmani pasi u hodh aty të dielën në mesditë, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.

FSK siç mëson “Mitropol” ndodhet në veri me leje të veçantë nga KFOR-i.

Tripika

Deri sot aty janë kryer kërkime nga Shoqata e Kërkim Shpëtimit, Policia e Kosovës dhe Klubi i Zhytjes “Trepça”.

Në pamundësi të gjetjes së trupit në ujërat e thella të Ujmanit, u obligua kërkesa e ndihmës së FSK-së e cila posedon pajisje më të sofistikuara për misione të tilla.

Kujtojmë se FSK kishte marrë pjesë në një mision të tillë në veri edhe në vitin 2015.

Ekipi i “Mitropol” ndodhet në Ujman dhe do ju mbaj të informuar për të gjitha zhvillimet.

VIDEO

Pellini