Aurora Group
02KOSOVËLAJME

21-vjeçari i dyshuar për dhunimin e të miturën 14-vjeçare në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë me elemente të dhunimit të një të miture ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut, ku një 21-vjeçar është vënë në pranga nën dyshimet për marrëdhënie seksuale me një vajzë vetëm 14 vjeç.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se mbrëmë pas orës 00:00 të datës 29 korrik, një qytetar ka njoftuar se vajza e tij së bashku me një tjetër të mitur ndodheshin në rrugën “Serdara Janka Vukotica” dhe dyshohej se po konsumonin substanca narkotike.

Dukato 1

Njësitet policore kanë ndërhyrë menjëherë dhe në një lokal që funksiononte si furrë buke kanë gjetur të miturat, të cilat janë shoqëruar për në stacionin policor në Mitrovicë-Veri.

Gjatë intervistimit, në prani të prindit, njëra nga vajzat – R.G., 14-vjeçare ka deklaruar se disa ditë më parë kishte pasur marrëdhënie seksuale me Mustaf Ceranin, 21-vjeçar

Policia ka njoftuar Prokurorinë dhe me urdhër të saj, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në ndalim për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rasti penal “Dhunim”.

Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Koha