Active 2
LAJME

Lajm i mirë: Gjykata pezullon vendimet e ZRrE-së për dalje të bizneseve në treg të lirë

 

Gjatë ditës së sotme, Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë një vendim që të pezullojë vendimin e ZRrE-së për daljen e bizneseve në treg të lirë, shkruan Mitropol.

Active 1

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi publik avokatja Blinera Osmani.

Sipas Osmanit, ky vendim është i zbatueshëm menjëherë dhe prodhon efekt të drejtpërdrejtë juridik.

Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje ZRrE-së dhe të gjithë operatorëve të tregut të energjisë që të respektojnë dhe zbatojnë pa vonesë këtë vendim gjyqësor.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e klientëve tanë dhe për të siguruar zbatim të plotë dhe të paanshëm të drejtësisë”, është shprehur tutje Osmani.

Active