Pranimi i provave të MUP-it serb nga Specialja – Cakolli: Protesta e 7 gushtit është e domosdoshme

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ngriti shqetësime serioze për legjitimitetin moral dhe politik të një procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara që mbështetet mbi dokumentacion nga shteti që kreu spastrim etnik ndaj popullit të Kosovës, shkruan Mitropol.
Duke kujtuar faktin se në bankën e të akuzuarve janë figura kyçe të luftës çlirimtare, Cakolli ka vlerësuar se proceset e tilla përbëjnë përpjekje për të rishkruar historinë e Kosovës dhe për të cenuar dinjitetin kolektiv të saj.
Në këtë kontekst, Cakolli e vlerësoi si “të domosdoshme” protestën e thirrur me 7 gusht.








