A e kanë gati përgjigjen për presidenten Osmani? Flasin nga Kushtetuesja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim lidhur me afatin 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, shkruan Mitropol.
Ajo ka kërkuar sqarime për mënyrën e llogaritjes së këtij afati, me qëllim që të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe të garantojë respektimin e rendit kushtetues.
Ndërkaq, nga Gjykata Kushtetuese deklaruan se kërkesa e dorëzuar nga Presidentja Vjosa Osmani është duke u proceduar.








