Premium Store
LAJME

Arrestohet i kërkuari për grabitje në Prishtina Mall – përfundon në ndalim 48 orë

 

Është arrestuar tashmë personi që dyshohej për një grabitje të rëndë që kishte ndodhur në dhjetor të 2024-ës tek qendra tregtare ” Prishtina Mall”, shkruan Mitropol.­

Dukato 1

I dyshuari kishte qenë në kërkim nga policia rreth këtij rasti, dhe i njëjti është ndaluar nga policia rreth orëve të hershme të mëngjesit, ku më pas është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Sipas aktvendimit të Prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit, derisa rasti është ende nën hetime.

Active 1