Dukato 2
LAJME

Muaj i kobshëm për punëtorët e ndërtimtarisë në Kosovë – pesë të vdekur vetëm në korrik

 

Muaji korrik doli të jetë mjaft i dhimshëm për sektorin e ndërtimtarisë, shkruan Mitropol.

Weelnes

Kjo pasi pesë persona kanë humbur jetën vetëm gjatë këtij muaji në Kosovë, ku rasti i fundit u regjistrua gjatë ditës së mërkurë, ku një punëtor ndërroi jetë pasi kishte rënë nga ndërtesa ku po punonte.

Viktima ishte rreth 40 vjeç, dhe policia ka thënë se dy persona janë intervistuar si të dyshuar për rastin e më pas janë ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq, sipas të dhënave nga Sektori i Punëtorëve të Sektorit Privat, vetëm në vitin 2025, 18 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës.

Active 1