Active 2
LAJME

Hargreaves: Kosova është në një krizë serioze

 

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se Kosova po kalon një krizë serioze politike që e bën të vështirë marrjen e vendimeve kyçe, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Ai gjithashtu ka theksuar nevojën urgjentepër formimin e një qeverie funksionale, e cila do të jetë në gjendje të marrë vendime kyçe për të ardhmen e Kosovës.

“Kjo është një krizë, dhe jo vetëm politike. Unë besoj se ky është një moment shumë serioz për Kosovën”, u shpreh tutje Hargreaves.

Duke iu referuar rolit të Gjykatës Kushtetuese në zgjidhjen e bllokadës politike, ambasadori shprehu optimizëm të moderuar, por gjithashtu theksoi faktin se nevojitet vullnet politik.

Premium Store