Medi
LAJME

Haxhiu reagon ndaj pranimit të dokumenteve nga Serbia nga Dhomat e Specializuara: E papranueshme dhe fyese për viktimat

 

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për të pranuar si prova materiale dokumente të dorëzuara nga institucionet shtetërore të Serbisë, shkruan Mitropol.

Aurora Group

“Ky zhvillim është thellësisht i papranueshëm”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se dokumentet vijnë nga struktura që kanë qenë përgjegjëse për dhunë sistematike, krime lufte, zhdukje me forcë, gjenocid dhe spastrime etnike.

Ajo gjithashtu ka theksuar se nuk mund të ketë besim në dokumente që janë prodhuar nga një aparat shtetëror kriminal.

Pellini