Komuna e Zveçanit e shpall qytetar nderi Veton Elshanin

Komuna e Zveçanit ka ndarë titullin “Qytetar nderi” për zëvendësdrejtorin e Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, shkruan Mitropol.
Përmes një seance solemne, Elshani është nderuar me çmimin “Isa Boletini”.
Këtë çmim e ka ndarë vetë kryetari i Komunës, Ilir Peci, në një ceremoni të organizuar në ambientet e institucionit komunal në veri.








