Dukato 2
LAJME

Fundi i muajit, 700 punëtorë pa paga, Sindikata e RTK: Protesta e 6 gushtit e pashmangshme

 

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së, ka thënë se mbi 700 punëtorë të mediumit publik kanë mbetur pa paga, duke shprehur shqetësim rreth kësaj situate, shkruan Mitropol.

Premium Store

Sindikata ka vlerësuar se kjo situatë është jashtëzakonisht e rëndë dhe krejtësisht e papranueshme për ta.

Ata kanë deklaruar se nuk mund të pranojnë që punëtorët e RTK-së të mbeten pa të ardhura ‘‘për shkak të neglizhencës institucionale’’.

‘‘Edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht për të gjetur një zgjidhje për situatën dhe për të garantuar pagat e punëtorëve tanë’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Sindikata ka thënë mes tjerash se edhe protesta e thirrur me 6 gusht është e pashmangshme dhe se u ka bërë thirrje kolegëve që të jenë të pranishëm.

Active