Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur në Mitrovicë të Veriut

Një vajzë e mitur që ishte raportuar si e zhdukur më 26 korrik në Mitrovicë të Veriut është gjetur e sigurt, shkruan Mitropol.
Sipas Policisë, ajo është paraqitur në stacionin policor më 30 korrik, e shoqëruar nga prindi i saj.
Rasti ishte denoncuar nga familjarët, të cilët kishin raportuar largimin e saj nga banesa pa lënë ndonjë gjurmë.
Prokurori i Shtetit kishte urdhëruar inicimin e rastit si “Person i zhdukur”, ndërsa hetimet kishin vazhduar deri në momentin e gjetjes së saj.
Policia e Kosovës bëri të ditur se rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt dhe njëherësh u bëri thirrje qytetarëve që në raste të ngjashme të bashkëpunojnë duke raportuar menjëherë çdo rast në numrin emergjent 192.








