Atiq pas takimit me KFOR-in: Përkushtim për zhvillim të qëndrueshëm

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka zhvilluar një takim me kolonelin Jonathan Lloyd, Komandant i Komandës Rajonale Lindje nga KFOR-i, ku u diskutuan çështje kyçe të mandatit të tij, shkruan Mitropol.
“Ky takim konfirmoi përkushtimin tonë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajon”, është shprehur Atiq pas takimit.
Gjatë bisedës, ata u ndalën te sfidat me të cilat është përballur komuna, sukseset e arritura në fusha të ndryshme si dhe planet strategjike për zhvillimin e mëtejshëm.
Atiq gjithashtu theksoi nevojën për bashkëpunim të ngushtë për të arritur rezultate konkrete dhe afatgjata.








