Premium Store
LAJME

Kryetari Ferit Idrizi i dërgon telegram ngushëllimi familjes Kajtazi pas ndarjes nga jeta të veteranit Selman Kajtazi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për ndarjen nga jeta të Selman Kajtazit, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Smrekonicë, shkruan Mitropol.

Përmes një telegrami ngushëllimi drejtuar familjes Kajtazi, kryetari Idrizi ka theksuar dhimbjen dhe pikëllimin e përbashkët për humbjen e një atdhetari, duke vlerësuar lart kontributin e Selman Kajtazit në luftën për liri.

Medi

“Në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe bashkëndjej dhimbjen me ju. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në mesazhin e kryetarit Idrizi.

Dukato 1