Aurora Group
LAJME

Lajm me rëndësi nga Policia për veturat në rrugën “Lah Nimani”

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, shiriti i djathtë i rrugës, Lah Nimani do të jetë i mbyllur përkohësisht për shkak të disa angazhimeve policore të planifikuara , shkruan Mitropol.

Aurora Group

Në njoftim theksohet se në këtë shirit nuk do të lejohet as parkimi i veturave prej rrethit të rrugës “Mbretëresha Teutë” deri te udhëkryqi i rrugës “Evlia Çelebia.

Njësitet policore do të jenë në këtë rrugë nga ora 18:00 e datës 1 gusht, për të udhëzuar qytetarët në përdorimin e rrugëve alternative.

Policia gjithashtu i lut qytetarët për bashkëpunimin e tyre në respektimin e ndalimit të përkohshëm të këtij segmenti.

Active 1