Pamje tronditëse nga klinika e mbyllur në veri: Pisllëk alarmant dhe kushte të tmerrshme

Gjatë ditës së sotme, inspektorët sanitarë kanë mbyllur një klinikë në Mitrovicë të Veriut, shkruan Mitropol.
Klinika u mbyll për shkak se nuk i kishte kushtet minimale për të operuar.
Për rihapje të klinikës duhet që hapësira të kthehet në hapësirë biznesi,të riparojë instalimet, të sigurojë higjienë dhe të marrë librezat sanitare, certifikatat mjekësore, licencën e Ministrisë së Shëndetësisë, regjistrimin dhe pëlqimin komunal.
Në vendngjarje u asgjësuan mbi 30 produkte ushqimore, materiale mjekësore të ruajtura gabimisht dhe me afat të skaduar.








