Policia gjen armë zjarri e fishekë në Mitrovicë të Veriut

Një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje është regjistruar gjatë të premtes në Mitrovicën e Veriut, shkruan Mitropol.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në rrugën ” Vlade Č̣etkovič̣”, në një banesë e cila kishte qenë pronë e një ferme shqiptare, por ishte uzurpuar nga një mashkull serb.
I dyshuari, Zoran Č̣avić rreth 56 vjeç ishte kapur në banesë në posedim të një arme zjarri të llojit “Browning” të kalibrit 7.65 mm, si dhe një karikator i zbrazët.
Poashtu gjatë bastisjes janë sekuestruar 30 fishekë, dhe një kasafortë e llojit “Safeguard”








