Dukato 2
LAJME

Doruntina Pllana Feka pjesë e listës së LDK-së në Vushtrri

 

Doruntina Pllana Feka do të jetë pjesë e listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, shkruan Mitropol.

Medi

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga kjo komunë, Xhafer Tahiri përmes një postimi publik në Facebook.

Doruntina aktualisht e ushtron detyrën e zëdhënëses së degës së LDK-së në Vushtrri, dhe është magjistër i ekonomisë.

Postimi i plotë:

Doruntina Pllana Feka do të jetë pjesë e listës fituese të LDK në Vushtrri ✌🏼

Doruntina është Zëdhënëse e degës së LDK-së në Vushtrri. Me arsimim magjistër i ekonomisë dhe përvojë në menaxhment, ajo ka ndërtuar një profil të fuqishëm si aktiviste politike dhe shoqërore.

Doruntina është zëri i rinisë së angazhuar, i grave aktive dhe i një gjenerate që beson në vlerat e LDK-së, në trashëgiminë rugoviane dhe në ndërtimin e institucioneve që shërbejnë me dinjitet.

Na priftë e mbara ✌🏼

Active 1