Gucati: Gjykata Speciale me qëllime të caktuara po e zvarrit çdo proces në Hagë

Gucati: Gjykata Speciale me qëllime të caktuara po e zvarrit çdo proces në Hagë
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, kritikoi rreptë punën e Gjykatës Speciale në Hagë, shkruan Mitropol.
Ai e vlerësoi punën e Speciales si një zvarritje të qëllimshme të proceseve.
Gucati u shpreh se proceset po zhvillohen në mënyrë të njëanshme vetëm ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, ndërsa drejtësia nuk po zbatohet për të gjithë.
“Kjo gjykatë me qëllim po e zvarrit çdo proces. Është duke e bërë me qëllime të caktuara.Tash a e bën me qëllim të parasë, sepse i kanë pagat e majme apo duke e bërë me qëllime të caktuara për të na shkaktuar neve dëm, te qytetarët të shkaktojë një pakënaqësi të madhe apo dëshiron ta barazojë luftën e lavdishme të UÇK-së me luftën serbe me çetnikët serbë”, është shprehur tutje ai.








