Dukato 2
LAJME

Qeveria kroate po shqyron mundësinë e pezullimit të bashkëpunimit me Izraelin

 

Ministri kroat për Çështje të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Grliç, ka njoftuar se Kroacia është duke e shqyrtuat mundësinë për të ndërprerë bashkëpunimin e tyre me Izraelin, shkruan Mitropol.

Active

Më saktësisht, bëhet fjalë për ndërprerjen e bashkëpunimit të tyre shkencor, gjë që do të dërgonte një mesazh politik të qartë pa e ndërprerë dialogun në mes të dy shteteve.

Grliç e ka shpallur këtë vendim përmes një deklarate në prezencë të mediave kroate.

“Ky bashkëpunim përfshihet brenda programit Horizon Europe, instrumenti i BE-së për financimin e kërkimit dhe inovacionit, dhe Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin pjesëtar të përfshirjes së Izraelit në program”, është shprehur tutje ai.

Ai gjithashtu e bëri të qartë se kjo masë nuk do të thotë prishje e dialogut, por presion politik ndaj Izraelit. Vendimi parashikohet të marrë mbështetjen e Kroacisë në kuadër të debatit më të gjerë në Bashkimin Evropian.

Active 1