Posta e Kosovës nderon tenorin Rame Lahaj me pullë postare

Gjatë mbrëmjes së djeshme është mbyllur me sukses edicioni i radhës i festivalit ndërkombëtar të tenorit të njohur kosovar, Rame Lahaj – një ngjarje kulturore që sivjet u zhvillua nën moton: “Ëndrra pa kufi, opera pa mure”, shkruan Mitropol.
Gjatë kësaj mbrëmjeje, Posta e Kosovës e nderoi tenorin Rame Lahaj me pullë postare.
” Pulla postare nga ky emision mbart në motiv fotografinë e realizuar nga Z. Fahredin Spahija, ndërkaq bashkë me Zarfin e Ditës së Parë do të jenë në qarkullim postar deri në konsumim të plotë”, shkruan Posta e Kosovës.
Mbrëmë në skenë zbriti vetë Lahaj, përkrah Orkestrës Simfonike të RTSh-së, dirigjuar nga maestroja, Roberto Rizzi Brignoli.







