Ndeshja e basketbollit me thirrje raciste ndaj shqiptarëve – BDI: Në Kumanovë u përçua urrejtje, institucionet heshtën

“Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur’, ‘Dhoma e gazit për shqiptarët’, ‘Maqedoni e pastër’, ishin disa nga thirrjet raciste ndaj shqiptarëve që u dëgjuan gjatë ndeshjes së basketbollit në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, shkruan Mitropol.
Në lidhje me këtë rast, Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur shqetësimin e tyre rreth këtyre thirrjeve.
” “Për ne në BDI, këto akte janë një alarm i madh për demokracinë, për bashkëjetesën dhe për sigurinë e qytetarëve në këtë vend. Askush nuk ka të drejtë të promovojë pastrime etnike në stadiume dhe askush nuk ka të drejtë të luajë politikisht me ndjenjat e një populli që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ndërtimin e këtij shteti”, thuhet tutje në reagimin e BDI-së.
Të pranishëm gjatë kësaj ndeshjeje në momentet kur u dëgjuan thirrjet ishin tl pranishëm kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, dhe zyrtarë të tjerë të lartë.







