Active 2
LAJME

OVL UÇK për protestën e 7 gushtit: Interesimi i madh i qytetarëve është dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare dhe përkushtimit për drejtësi



Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së ka shprehur falënderim për gjithë përkrahjen në organizimin e protestës së thirrur më 7 gusht, shkruan Mitropol.

Në reagim gjithashtu thuhet se falë interesimit të madh nga qytetarët, është treguar një dëshmi e përkushtimit për drejtësi.

“Falënderojmë të gjitha partitë politike që e kanë mbështetur publikisht protestën tonë, pjesëtarët e shoqërisë civile që janë bërë zë i arsyes, dhe mediat për hapësirën e ndershme dhe të balancuar që po i japin kësaj thirrjeje”, thuhet tutje në reagim.

Protesta e paralajmëruar do të mbahet me datën 7 gusht në sheshin “Skënderbeu”, me fillim nga ora 17:00.

Koha