Premium Store
LAJME

Stuhi shiu e breshëri – vërshohet rruga për në Brezovicë – ndërpritet qarkullimi


Një stuhi e fuqishme shiu e shoqëruar me breshër ka goditur sot pasdite zonën e Brezovicës, shkruan Mitropol.

Si pasojë, janë shkaktuar përmbytje të menjëhershme në rrugën që të çon drejt njërës prej destinacioneve më të njohura turistike.

Reshjet e shiut kanë mbushur rrugën me ujë, baltë dhe gurë të sjellë nga përrenjtë malorë, dhe si pasojë segmenti kryesor rrugor është bërë i pakalueshëm për automjetet.

Meteorologët kanë paralajmëruar stuhi shiu dhe mundësi për vërshime edhe në pjesë të tjera të vendit.

Dukato 1