Mitrovica e Veriut drejt bashkëpunimit me komunën gjermane Morbach

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, priti në kabinet kryetarin e komunës Morbach nga Gjermania, z. Arianit Besiri, shkruan Mitropol.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, me theks në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e lidhjeve institucionale.
Kryetari Atiq prezantoi prioritetet zhvillimore të komunës dhe përkushtimin për përmirësimin e shërbimeve publike.
Ky takim vlerësua si hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi afatgjatë dhe konkret.







