Bahtiri viziton nga afër punimet e urës mbi lumin Ibër: Mitrovica e urave – jo e mureve

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht edhe ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është parë duke vizituar nga afër punimet e urës së re për vetura mbi lumin Ibër, shkruan Mitropol.
Bahtiri theksoi se kjo urë është drejt përfundimit, dhe se së shpejti do të fillojë edhe ndërtimi i urës tjetër për këmbësorë.
Ai gjithashtu ka shprehur falenderimin e tij për punëtorët që po punojnë pa ndalur për përfundimin e urës.
Postimi i plotë:
MITROVICA E URAVE, JO E MUREVE
Sot ura e re mbi Lumin Ibër ka marrë formën e saj – 51 metra e gjatë dhe 10 metra e gjerë, e përshtatur për vetura, biçiklistë dhe këmbësorë.
Ky është vetëm fillimi, pasi pasnesër do të nisë edhe ndërtimi i urës tjetër që do të lidh pjesën e jugut me “Tre rrokaqiejt”, e dedikuar për këmbësorë.
Falënderim i veçantë për punëtorët në krye me z.Jahir Nimanin, që nuk ndalen as në fundjavë, për ta përfunduar sa më shpejt për të mirën e të gjithë qytetarëve, pa dallim nacionaliteti.
AB








