Thirrjet antishqiptare në Maqedoni, Ratkoceri: Mickoski është dashur të largohej nga salla

Gazetari Arben Ratkoceri ka thënë se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është dashur të largohet nga salla pas thirrjeve antishqiptare në Maqedoni, shkruan Mitropol.
Ai tha se edhe shqiptarët me sulme në baza etnike në stadium “nuk ia lënë mangu”.
Ratkoceri shton se trendi i këtyre sulmeve është një lloj tradite.
” Nuk është një trend i ri që pas të 90’tave në Maqedoni, grupet e tifozëve që kontrollohen nga subjekte të caktuara politike dhe varësisht prej situatës aktuale dhe momentale politike, aktivizohen” u shpreh tutje ai.







