
Në një botë ku ritmi i jetës shpesh i errëson vlerat njerëzore, Vushtrria ka fatin të mburret me një emër që ndriçon me dritën e profesionalizmit dhe të përkushtimit, Dr. Edita Blakaj.
Doktoresha Blakaj është endokrinologe me përvojë, e cila çdo ditë në Spitalin “Sheik Zayed” përçon jo vetëm dije mjekësore, por edhe një ndjeshmëri të rrallë njerëzore që preket në çdo konsultë, në çdo diagnozë, në çdo fjalë të saj të ngrohtë, shkruan Mitropol.
Dr. Edita nuk është thjesht një doktoreshë, ajo është një mjeke me përpikëri të admirueshme dhe një qasje të thellë humane, e cila u jep shpresë pacientëve dhe u rikthen buzëqeshjen.
Çdo rast për të është unik. Çdo pacient, një histori më vete që meriton kujdes të veçantë. Dhe ajo, me një butësi që lind nga empatia dhe me dije që buron nga një përkushtim i pashoq ndaj profesionit, i dëgjon të gjithë me të njëjtën vëmendje.
E thjeshtë në paraqitje, por madhështore në vepra, Dr. Edita është një frymëzim i heshtur, një arsye më shumë për t’u ndjerë krenarë si qytetarë të këtij qyteti.
Ajo mishëron vetë esencën e një mjeku ideal, zemër e madhe, mendje e mprehtë dhe duar që shërojnë jo vetëm trupin, por edhe shpirtin. Në një realitet ku shpesh mungon besimi, ajo është dëshmi e gjallë se ende ekzistojnë profesionistë që e bëjnë mjekësinë të duket art./Mitropol/








