“Faleminderit shtet”, pas 25 vitesh familja e Dr. Shaqir Demirit kthehet në banesën në veri, ik krimineli serb

Në një banesë të pabanuar në rrugën “Lola Ribar” në Mitrovicë të Veriut, Policia e Kosovës sot ka gjetur dhe sekuestruar një sasi armatimi, municioni e disa mjete të tjera, shkruan Mitropol.
Prona në të cilën u gjet armatimi është e Dr. Shaqir Demirit i cili sot u kthye aty pas 25 vitesh.
Sipas banorëve të asaj ndërtese, krimineli famëkeq në veri Z.A i cili e ka uzurpuar atë pronë për 25 vite, nuk është parë aty që nga rasti i sulmit në Banjska.
E kthimit në banesën ku është lindur e rritur, i ësjtë gëzuar i biri i doktorit, Kujtim Demiri, i cili me këtë rast ka falenderuar shtetin për punën e bërë.
“Sot, banesat ku kemi lindur unë e vëllau im, e ku jemi rritë – u liruan, uroj që sa më shpejtë të kthehemi të gjithë në pronat tona në veri.
Zoti e bekoftë Kosovën e Shqipërinë”, tha ndër tjerash ai./Mitropol/







