Pellini
LAJME

Kurti: Nuk e di cila do të jetë zgjidhja, por kemi thënë që e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizite në QKUK ka folur edhe për bllokadën politike në vend, shkruan Mitropol.

Ai ka thënë se duhet të pritet edhe pak ditë deri në daljen e njoftimit të Gjykatës Kushtetuese për atë se si duhet të procedohet tutje.

Kurti gjithashtu është shprehur se nuk e di cili do të jetë vendimi dhe zgjidhja që do të japë Kushtetuesja, por thotë se kanë deklaruar që do ta respektojnë vendimin.

Koha