Active 2
LAJME

Nënkryetari i Mitrovicës pret në takim Arianit Besirin, kryetarin e komunës gjermane Morbach

 

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka pritur sot në takim Arianit Besirin, kryetar i komunës së Morbachut në Gjermani, dhe njëherësh bashkëqytetar i Mitrovicës.

Medi

 

Tahiri e cilësoi Besirin si një shembull të shkëlqyer të integrimit të bashkatdhetarëve në diasporë, duke theksuar suksesin dhe angazhimin e tij si dëshmi se të rinjtë nga Kosova mund të marrin përgjegjësi të rëndësishme edhe jashtë vendit.

 

“Faleminderit nga zemra Arianit, për vizitën dhe për frymëzimin që sjell me vete,” u shpreh nënkryetari Tahiri, duke theksuar se sukseset e Besirit janë burim krenarie për të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe Kosovës.

Koha