Shoqërohet në Polici shtetasi i Shqipërisë që shkeli flamurin e Kosovës në sheshin e Prishtinës

Policia e ka shoqëruar në stacion shtetasin e Shqipërisë i cili sot e shkeli me këmbë flamurin e Kosovës, shkruan Mitropol.
Sipas Policisë, ai tashmë është duke u intervistuar.
Incidenti në fjalë ndodhi në qendër të Prishtinës, konkretisht te Kuvendi i Kosovës.
Aty ndërhyri qytetari Ramadani Nishori, i cili ia mori flamurin atij.








