Active 2
LAJME

Krasniqi-Goodman në mbështetje të protestës: Jam aty për historinë, për dinjitetin, për Kosovën

 

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e organizuar nga OVL UÇK që mbahet sot, shkruan Mitropol.

Medi

Krasniqi-Goodman ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur të jetë pjesë e kësaj proteste përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo ka theksuar nevojën për drejtësi të barabartë dhe ruajtjen e dinjitetit historik të luftës çlirimtare.

Postimi i plotë:

Arsyeja pse më 7 gusht do të jem në protestë është e thjeshtë: përballë një bote ku kriminelët serbë ende janë të lirë, është e papranueshme që ish-ushtarët tanë të përballen me padrejtësi.

Unë nuk dal për të mbrojtur individë, por për të mbrojtur dinjitetin tonë kolektiv, të drejtën tonë për drejtësi të barabartë. Dal si qytetar i këtij shteti, që s’mund të rrijë duarkryq teksa historia jonë përpiqet të njolloset me standarde të dyfishta.

Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi, e nuk mund të ketë drejtësi pa të vërtetën e luftës sonë çlirimtare.

UÇK-ja nuk ishte krim – ishte mburoja e këtij populli.

Prandaj më 7 gusht jam aty. Për historinë, për dinjitetin, për Kosovën!

Koha