Aurora Group
LAJME

U dënua për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi – i dyshuari në Prishtinë arrestohet

 

Një person është arrestuar gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Prishtinë, pas zbatimit të një urdhërese aktive të lëshuar nga Gjykata, shkruan Mitropol.

Premium Store

Dyshohet se i njejti ishte në kërkim nga Policia për shkak të një urdhërese që ende ishte aktive për vuajtje të dënimit.

Ai ishte i dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim për shkak të kryerjes së veprës penale ” Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.

I njëjti është dërguar tashmë në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku pritet të zbatojë masën e burgimit të shqiptuar më herët.

Active 1