Active 2
LAJME

Nënkryetari Tahiri fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e sotme 

Nënkryetari Tahiri fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e sotme

Nënkryetari i Mitrovicës, njëkohësisht edhe kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e sotme të thirrur nga OVL UÇK, shkruan Mitropol.

London

Tahiri iu ka bërë ftesë qytetarëve përmes një postimi ku shihet duke veshur një bluzë me sloganin “Liria ka emër”, me katër ish-krerët e UÇK-së që aktualisht gjenden në Hagë për gjykim.

Sipas Tahirit, kjo protestë duhet të mbahet për të ngritur zërin drejt kërkimit të drejtësisë.

Postimi i plotë:

Sot në punë kam dalë me këtë maicë që përmban historinë e Kosovës dhe mesazhin e domosdoshëm për marsh: Liria ka emër!

Ju ftoj të gjithëve të marshojmë sot nga ora 17:00, për ta ngritur zërin në kërkim të drejtësisë!

Pellini