Qerimi: Qëndrimi i Muratit rrezik për rendin kushtetues

Profesori universitar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Gëzim Qerimi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit Hekuran Murati, shkruan Mitropol.
Ai i ka cilësuar këto deklarime të Muratit si “të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe nxitëse ndaj themeleve të rendit kushtetues”.
Qerimi theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjithë dhe se kontestimi politik i tyre përbën thirrje për anarki, gjë që, sipas tij, është “rruga më e shkurtër drejt shkatërrimit të shtetit”.
Qerimi shtoi se “shteti nuk është lodër e pushtetit, dhe askush nuk është mbi Kushtetutën”.







