EKSKLUZIVE: Një serb i burgosur ik nga Burgu i Mitrovicës në Veri, ishte i dënuar për vrasje

Një i burgosur i nacionalitetit serb ka ikur pak minuta më parë nga Burgu i Mitrovicës në veri të vendit, mëson ekskluzivisht “Mitropol” nga burimet e veta.
Të njejtat burime thonë për “Mitropol” se i burgosuri që u arratis ishte i dënuar me një dënim prej 14 vitesh burgim dhe ishte i dënuar për vrasje.
I burgosuri është nga Leposaviqi.
Policia e Kosovës është alarmuar menjëherë dhe ndodhet në kërkim të të burgosurit.
“Mitropol” do ju mbajë të informuar për rastin.








