Active 2
02KOSOVËLAJME

Policia aktivizon edhe njësitë K9 me qen për gjetjen e serbit që u arratis nga burgu në veri

Një i burgosur me kombësi serbe është arratisur nga burgu në Mitrovicën e Veriut, rast ky që u raportua ekskluzivisht nga Mitropol.

Këtë e ka konfirmuar për Mitropol zëvendëskomandanti i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Medi

Sipas tij, Policia e Kosovës është vënë menjëherë në ndjekje të të arratisurit, ndërsa njësitet policore janë shpërndarë në të gjithë zonën veriore për ta lokalizuar dhe arrestuar atë sa më parë.

“Qytetarët nuk duhet të jenë të shqetësuar, po bëhen kontrolle në gjithë Veriun. Ne e dimë kush është ai person, kemi fotografinë e tij dhe po e kërkojmë në bazë të saj. Prandaj janë shtuar patrullimet dhe nuk ka vend për panik”, tha Elshani për Mitropol.

I arratisuri siç ka raportuar Mitropol është një i dënuar për veprën penale të vrasjes, i dënuar me 14 vite burgim, ndërsa Elshani bëri të ditur se identiteti i tij është i njohur për policinë dhe se po kërkohet në bazë të fotografisë.

Ndërkohë para pak minutash Policia e Kosovës ka bërë një komunikatë me anë të së cilës ka bërë të ditur se për gjetjen e të arratisurit janë ngritur pika statike të kontrollit në tërë veriun e vendit si dhe janë angazhuar edhe njësitë e specializuara me qen (Njësitet K9).

“Lusim qytetaret qe te kenë mirëkuptim derisa jemi ne operacion dhe po ashtu ne rast se hasin ne kete person te thërrasin ne numrin 192 ose te lajmërojnë ne stacionin me te afërt.”, thuhet në komunikatën e policisë.

Personi arratisur quhet Radomirovic Dorde, 34 vjeç, me gjatësi 1.80.

Koha