PDK mban pas pak konferencë për media

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit përmes votimit të hapur, dhe brenda 30 ditëve, shkruan Mitropol.
Në vendimin e tyre,Kushtetuesja ka përcaktuar që kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm deri në tri herë.
Gjykata Kushtetuese po ashtu ka urdhëruar deputetët që të jenë të pranishëm në seancën konstituive dhe të marrin pjesë në votim.
Në lidhje me këtë vendim, Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur një konferencë për media me fillim nga ora 15:30.








