Premium Store
LAJME

Nënkryetari Tahiri nderon me mirënjohje ish-ushtarin e UÇK-së Sedat Ferati

 

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, njëkohësisht edhe kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, ka nderuar me mirënjohje Sedat Feratin, shkruan Mitropol.

Weelnes

Ferati ishte ushtar në UÇK, e më pas shërbeu edhe në TMK dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Tahiri theksoi se Ferati, ashtu si shumë të rinj e të reja të kohës, iu përgjigj pa hezitim thirrjes së atdheut duke u rreshtuar krah UÇK-së.

Ai e mbylli me nder karrierën e tij ushtarake duke u pensionuar nga FSK-ja, por mbetet i përkushtuar në shërbim të vendit dhe qytetarëve, sepse – siç u shpreh Tahiri – “ushtarët e UÇK-së njohin vetëm një rrugë: shërbimin ndaj atdheut”.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësi ta nderoj me një mirënjohje dhe ta falënderoj për shërbimin ndaj atdheut, Sedat Feratin, ish-ushtarin e UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së.

Kur atdheu e thirri, Sedati bashkë me shumë të rinj e të reja u rreshtuan pa hezitim krah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai e mbylli faqebardhë karrierën e tij ushtarake duke u pensionuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por kontributi i tij për shtetin nuk ndalet këtu, sepse ushtarët e UÇK-së njohin vetëm një rrugë: shërbimin ndaj atdheut dhe qytetarëve.

Faleminderit për shërbimin dhe kontributin tënd, Sedat!

Pellini