Izraeli hedh poshtë kritikat e ndërkombëtarëve mbi planin për ta marrë nën kontroll Gazën

Zyra e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se plani i ri me pesë pika synon “të mposhtë Hamasin” dhe “t’i japë fund luftës”, shkruan Mitropol.
Shteti i Izraelit gjithashtu ka hedhur poshtë kritikat nga liderët botërorë pasi kabineti i vetë i sigurisë miratoi një plan për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës.
Sipas BBC-së, vendimi për të zgjeruar luftën në Gaza u dënua nga OKB-ja dhe disa vende si Britania, Franca dhe Kanadaja, ndërsa Gjermania pezulloi eksportet ushtarake drejt Izraelit.
Forcat izraelite gjithashtu kanë në plan që të marrin nën kontrollë kampet e refugjatëve në Gazën qëndrore dhe zonat ku mendohet se ndodhen pengjet..







