Medi
LAJME

Popoviq sapo futet në Serbi: Qëndroj prapa fjalëve për UÇK-në që i thashë në Rahovec

Ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviç, është deportuar dje nga Kosova pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 3 mijë euro gjobë dhe ia ndaloi hyrjen në vend për dy vjet, shkruan Mitropol.

Popoviç u arrestua më 18 korrik në pikën kufitare të Brnjakut për një deklaratë të dhënë gjatë një shërbimi përkujtimor në Rahovec, ku kishte akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime ndaj serbëve.

Tripika

Ai u mbajt në paraburgim dhe u përball me aktakuzë nga Prokuroria Speciale për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe intolerancës”.

Megjithëse gjykata deklaroi se Popoviç kishte arritur një marrëveshje për pranimin e fajësisë, vetë ai e mohoi një gjë të tillë në një deklaratë për Kosova Online, duke e quajtur drejtësinë në Kosovë si “politikisht të instrumentalizuar”.

“Sapo kalova kufirin administrativ. Një periudhë e vështirë ka mbaruar, por asgjë nuk është më e keqe se ajo që po kalojnë serbët e tjerë që janë të burgosur nga drejtësia e Zotit. Le të jemi të qartë menjëherë, këtu nuk ka asnjë marrëveshje me gjyqësorin e Kurtit, sepse unë nuk pranoj asnjë faj për atë që thashë”, u shpreh Popoviç.

Ai tha se qëndron pas deklaratave të tij në Rahovec, ku kishte cilësuar pjesëtarët e UÇK-së si “terroristë” dhe akuzoi drejtësinë kosovare për përndjekje politike.

Premium Store