29 vjeçari në Mitrovicë përfundon në pranga pasi tentoi ta fshihte armën e tij në tualet

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje është regjistruar gjatë një kontrolle rutinë të policisë në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
I dyshuari, kur i është kërkuar të ndalë veturën ka ikur nga policia, dhe ka tentuar që ta fsheh armën e tij në një tualet aty afër, por më pas është kapur nga një njësi tjetër policore pasi kishte dalur nga vetura e tij.
Pas kapjes së tij, policia kishte gjetur armën e cila kishte karikatorin e mbushur me shtatë fishekë të kalibrit 9×19 mm, dhe më pas i dyshuari kishte pranuar që ishte arma e tij.
Pastaj, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, rasti u iniciua për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.







