22 vjeçarit në Mitrovicë i gjendet sprej në veturë – Procedohet për armëmbajtje pa leje

Edhe një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje është regjistruar në Mitrovicë, por kësaj rradhe në fshatin Shupkovc, shkruan Mitropol.
Një kontroll policor në këtë fshat ka përfunduar me sekuestrimin e një spreji, i cili është cilësuar si armë, pasi i dyshuari nuk kishte autorizim që ta mbante.
Pas ndalimit, 22 vjeçari i dyshuar është shoqëruar në polici, dhe me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar si ” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, dhe më pas i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.







