Premium Store
LAJME

Albin Kurti e sfidon Sami Lushtakun me kandidatin për kryetar, Hysni Mehani


Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet e 12 tetorit dhe bëhet fjalë për, Hysni Mehanin, shkruan Mitropol.

Lajmi është bërë i ditur sot gjatë një takimi me strukturat organizative të Qendrës së Skenderajt, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri në detyrë dhe lideri i VV-së, Albin Kurti.

Sipas njoftimit zyrtar, Mehani cilësohet si një njeri i afërt me qytetarët, i palodhur dhe me njohje të thellë për problemet lokale.

“Skenderaj ka nevojë për një drejtim të ri. Një drejtim që vendos qytetarin mbi gjithçka”, thuhet tutje në deklaratën e VV-së.

Active 1