Aurora Group
LAJME

Kurti: Festivali i Jazz-it po bashkon të dy anët e Mitrovicës – nuk mund ta cenoj askush



Edhe pse dita e parë e festivalit ” Mitrovica International Jazz Days” u shënua me disa incidente gjatë orëve të pasdites, kjo nuk e ndaloi që festivali të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes, shkruan Mitropol.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij hapës të festivalit theksoi se kjo ngjarje kulturore po zhvillohet në të dyja anët e lumit Ibër.

Ai gjithashtu theksoi se ky edicion sjell një kombinim të veçantë midis talentit ndërkombëtar dhe mikpritjes lokale, duke bërë që publiku ta ndjekë me entuziazëm dhe ta bëjë festivalin pjesë të natyrshme të qytetit.

“Urime për këtë edicion të suksesshëm. Uroj që Mitrovica International Jazz Festival të vazhdojë të rritet çdo vit, duke sjellë më shumë muzikë ditën dhe natën, më shumë bashkëpunim gjithandej dhe më shumë mundësi për vetë Mitrovicën dhe mbarë Kosovën”, tha ai në fund të fjalës së tij.

Premium Store